Kultura

Muzeu i vetë-izolimit hapet me sallat bosh


Ekspozita e ‘vetë-izolimit’ nuk u hap për shkak të coronavirus-it. “75 ditë, 80 histori,  15 janar” , 75  është numri i ditëve që rusët  kaluan  në karantinë në pranverë , 80 është  numri i tregimeve personale që “Muzeu i Moskës” dhe “Galeria e Triumfit” kanë mbledhur dhe  15 janar data që shpresohet të hapet kjo  ekspozitë.

Ekspozita  ka katër seksione, të punimeve të artistëve që kanë  përshkruar katër fazat e vetë-izolimit: paniku, maja, rënia dhe më pas.

Historitë dhe krijimet në linjë të dërguara, nga njerëz të zakonshëm, që jetojnë në kushte të jashtëzakonshme janë vendosur në  faqen e “Muzeut të Moskës” jo sipas zhanrit, por sipas gjendjes shpirtërore si gëzimi, apatia, zbrazëtia, ankthi, çudia, transmeton Albanian Post nga  The Moskow Times./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore