Lajme

Mustafa: 51 deputet të pushtetit ishin në sallë, të tjerët në bisht të aeroplanit


Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa.

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka kritikuar deputetët e shumicës, duke i quajtur të papërgjegjshëm, pas dështimit të miratimit për projektligjin e pagës minimale në Parlamentin e Kosovës.

Mustafa, është shprehur kështu përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Nga 69 deputetë të pushtetit sot në sallë ishin vetëm 51. Të tjerët nëpër ekskursione, në bisht të aeroplanit. As një ligj të vetëm s’janë në gjendje ta kalojnë.  Të papërgjegjshëm, deri në pikën e fundit”, ka shkruar ai.

Të hënën e 6 qershorit, gjatë gjithë ditës veteranët e OVL- UÇK-së kanë mbajtur protestë.

Të njëjtit kanë tentuar të futen edhe në ndërtesën e Kuvendit, si pasojë e asaj që nuk janë përfshirë në ligjin e ngritjes së pagës minimale nuk janë përfshirë veteranët e luftës.

Veteranët në protestë.

Pas protestës së veteranëve të luftës për t’u përfshirë në Ligjin për rritjen e pagës minimale, ka reaguar edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i cili tha se me çdo mjet demokratik do t’i mbështesin të drejtat e veteranëve dhe se nuk do të lejojnë përbuzjen e tyre.

Gjithashtu, Faton Klinaku i cili po udhëheqë me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka kërkuar nga deputetët që të tërheqin projektligjin për pagat në Kosovë, në të cilin propozim nuk janë të përfshirë veteranët, në të kundërtën nuk do t’i ndalin protestat.

“Ne po presim që këta ta tërheqin ligjin, që të mos e ndryshojnë, sepse me këtë ndryshim ligji që këta mendojnë me bë, shkelin ligjin, shkelin gjykatën Kushtetuese sepse veteranët e luftës i mbronë ligji, janë kategori ligjore dhe ky pushtet është dashur që të na takoj neve të bashkëpunojë me neve, coftë për ndryshim ligji, coftë jo, sepse jemi kategori ligjore”, ka thënë Klinaku

Protesta nisi në ora 10:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më pas veteranët e revoltuar u futën brenda oborrit të Kuvendit ku u përballën me forcat e rendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore