Sport

Muriqi transferohet në kampionatin belg


“Telenovela” Muriqi si duket ka marrë fund. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, sulmuesi i Kosovës do ta vazhdojë karrierën në kampionatin belg.

Mediat në Itali raportojnë se Muriqi do të transferohet te kampionët e Belgjikës, Club Brugge.

Nga ky transferim Lazio do të përfitojë shumën e 10.5 milionë eurove, ndërsa Muriqi do të ketë pagë vjetore rreth 2 milionë euro në sezon.

Sulmuesi kosovar, së fundmi ishte i huazuar te skuadra e Mallorca-s, i cili ishte protagonist që klubi spanjoll mbijetoi në La Liga, duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar tre asistime në 15 ndeshje.

Mallorca shfaqi interesim për ta blerë Muriqin, por ata nuk ofruan më shumë se 8 milionë euro, ofertë kjo që nuk e bindi presidentin e Lazio-s, Claudio Lottito-n.

Gjithashtu interesim për shtatlartin e dardanëve shfaqi edhe Galatasaray, por as ndërmjet këtyre dy klubeve nuk u arrit ndonjë marrëveshje.

Ndërsa me Lazio-n, 28-vjeçari pati paraqitje të zbehta, i cili shënoi vetëm dy gola në 49 ndeshje në të gjitha garat.

Kujtojmë që blera e Muriqit i kushtoi Lazio-s 19.9 milionë euro, kur e transferuan në verën e vitit 2020 nga skuadra e Fenerbahce-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore