Lajme

Murati fton bizneset e Luksemburgut të investojnë në Kosovë


Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe homologia e tij Yuriku Backes.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një takim zyrtar në Luksemburg është takuar me homologen e tij, Yuriku Backes.

Në këtë takim është biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe normalizimin e saj pas pandemisë, por objektiv kryesorë mbeten projektet zhvillimore dhe përmirësimi i ambientit të biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja.

Murati, përmes homologes së tij, Backes, ftoi bizneset e Luksemburgut të shqyrtojnë mundësitë për investime në Kosovë, ku edhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Odën e Biznesit në Luksemburg.

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe homologia e tij Yuriku Backes, ne takim zyrtare ne Luksemburg

Ai gjithashtu e falënderoi atë për mbështetjen dhe kontributin e Luksemburgut në rrugën e Kosovës drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit të ministrisë, në këtë takim u diskutua edhe rreth Fondit Sovran, i cili synon të ndihmojë krijimin e një ekonomie të qëndrueshme, në barazi sociale.

Duke marrë parasysh që Luksemburgu ka një përvojë mjaft të suksesshme në këtë fushë, palët u pajtuan në ndarjen e praktikave më të mira lidhur me Fondin Sovran.

Të dy palët ishin të qëndrimit se bashkëpunimi në mes të dy vendeve partnere në fushën e investimeve të huaja direkte dhe të shkëmbimeve tregtare duhet të thellohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore