Shqipëria

Muaji maj me rënie të aksidenteve rrugore


Këtë maj, aksidentet rrugore kanë shënuar rënie me 11,7 për qind krahasuar me majin e vitit 2021.

Ndryshe, janë shënuar 106 aksidente rrugore nga 120 aksidente të ndodhura në muajin maj të vitit të kaluar.

Kështu rezulton në një raport të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Kurse në pesëmujorin e parë të vitit 2022, numërohen 483 aksidente rrugore nga 547 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë rast, dallohet një rënie me 11,7 për qind.

Aksidentet rrugore mujore, Maj2018–Maj2022

Numri i të aksidentuarve, për muajin maj të vitit 2022, është 156 persona nga 151 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë.

Ndërsa në pesëmujorin e parë të këtij viti, numri i të aksidentuarve është 680 persona nga 714 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Për këtë muaj maj, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 19 persona, nga 20. Në pesëmujorin e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 75 persona nga 90.

Aksidentet rrugore dhe numri i të aksidentuarve sipas gjinisë

Aksidentet rrugore në muajin maj të vitit 2022, në 86,8 për qind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha deri 24 vjeç, duke zënë 30,2 për qind të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 28,0 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore sipas përdoruesve të rrugës

Sakaq, në pesëmujorin e parë, aksidentet rrugore në 13,3 për qind të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 36,6 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore