Lajme

Mrekullia natyrore e rrymave të akullta siberike në Holandë


Ngrica në liqenin Ijsselmeer, Holandë

Holanda është pushtuar nga ngrica më e madhe në dekada. I ftohti evropian nuk i ka kursyer as vendet e ulëta, duke i kthyer pamjet e sjella nga ato në skenarë të ngjashëm me ato siberike.

Bregu i liqenit Ijsselmeer, në veri të Amsterdamit, ka ngrirë tërësisht. Kjo tërhoqi fotografë të shumtë vendas, të cilët shkrepën aparatet e tyre për të kapur pamjet fantastike.

Temperaturat në Holandë kanë shkuar gjatë natës deri në -20 gradë Celsius. Pritet që situata të vazhdojë të jetë e tillë, së paku deri të dielën.

Pjesë të tjera të Evropës qendrore, por edhe të Britanisë së Madhe, janë pushtuar nga rryma e ftohtë siberiane që prej fundjavës së shkuar.

Përtej pamjeve të bukura që ka dhuruar, luhatja e motit ka shkaktuar edhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore