Sport

Mposhtën Serbinë, Osmani uron Gjermaninë për triumfin në Kupën e Botës në Basketboll


Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Gjermaninë për triumfin në Kampionatin Botëror të Basketbollit, e cila në finale mposhti Serbinë.

”Weltmeister“, shkroi Osmani në rrjetin e saj social në X, fjalë gjermane që në shqip do të thotë kampion bote.

“Urime miqve tanë gjermanë për një fitore vërtet të merituar dhe historike të Kupës së Botës!”, shtoi.

Gjermania është kampionia e re e botës në Basketboll.

Gjermanët arritën që ta mposhtin Serbinë në finale.

83-77 ishte rezultati i finales të së dielës.

Finalja e Botërorit është zhvilluar në Manila të Filipineve

Është titulli i parë i Gjermanisë në Kupën e Botës.

Gjermania shkoi 8-0 në turne, duke u bërë kampionia e pestë radhazi që shkon pa humbje.

Serbia humbi ndeshjen e titullit për herë të dytë në tre turnetë e fundit.

Ajo u mposht nga ShBA-të 129-92 në ndeshjen e medaljes së artë 2014 dhe pak pritej nga skuadra këtë verë – sepse lojtari më i mirë i saj, Nikola Jokiç, i kampionit të NBA-së, Denver Nuggets, vendosi të mos luante.

Serbia mori kështu medaljen e argjendtë, ndërsa ajo e bronzit u fitua nga Kanadaja.

Gjermania fiton Kupën e Botës në Basketboll për herë të parë – mposht Serbinë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore