Sport

Mourinho shkarkohet


Në mes të ditës më historike për futbollin në shekullin XXI, Tottenham ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit portugez.

Në vazhdën e rezultateve të dobëta, klubi londinez ka marrë vendim për shkarkimin e tij.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, ata kanë shkruar:

“Klubi zyrtarizon që Mourinho dhe stafi i tij, Joao Sacramento, Nuno Santos, Carlo Lalin dhe Giovanni Cerra janë liruar nga të gjitha detyrimet”.

“Jose dhe stafi i tij kanë qenë bashkë me neve në njërën prej kohëve më sfiduese që kemi kaluar si klub”, tha Daniel Levy, presidenti i Tottenham-it.

“Jose është një profesionist i vërtetë i cili tregoi punë të jashtëzakonshme gjatë pandemisë. Në një nivel personal jamë shumë i lumtur që kam bashkëpunuar me të, më vjen keq që gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet. Ai do të jetë gjithnjë i mirëseadhur këtu, duam ta falenderojmë atë dhe stafin e tij për kontributin që dhanë”, mbylli fjalën Levy.

Ryan Mason do të jetë trajner i gjelave deri në fund të sezonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore