Sport

Mourinho duartroket futbollistetët e Dinamo-s


Të enjten në mbrëmje u luajtën ndeshjet e raundit të 16-të në EUFA Europa Ligë (UEL) dhe rezultati suprizues i mbrëmjës ishte eleminimi i Tottenham-it, nga Dinamo Zagreb-it.

Skuadra e Jose Mourinho-s kishte fituar ndeshjen e parë në Londër, me rezultatin 2-0. Në ndeshjen e kthimit, kroatët arritën të përmbysnin gjithçka. Dinamo fitoi me shifrat 3-0, duke kaluar në tetë ekipet më të mira të UEL për sezonin 2020/21.

Kthimi i rezultatit dhe eleminimi, kanë treguar grintën që kanë lojtarët blu. Dhe kjo e ka impresionuar jo pak Mourinho-n.

Portugezi pas ndeshjes u fut në dhomat e zhveshjes së Dinamo-s dhe duartrokiti lojtarët .

“Unë hyra në dhomën e zhveshjes në Zagreb për t’i uruar ata. Shumë i përulur. Shumë i perulur”, tha Mourinho.

“Në anën tjetër, ekipi im, nuk dukej sikur kishte një ndeshje të rëndësishme. Për mua është çdo ndeshje e rëndësishme. Dhe për çdo tifozë të Tottenham-it në shtëpi, çdo ndeshje është e rëndësishme”.

“Të thuash që ndjehem i trishtuar nuk është e mjaftueshme. Më vjen shumë keq që ekipi im nuk fitoi”.

“Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me cilësin e ekipeve, është më shumë se kaq”, përfundoi Mourinho.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore