Bota

Mosmarrëveshje me AstraZeneca-n, BE paralajmëron masa për eksportin e vaksinave


Bashkimi Evropian(BE) ka paralajmëruar se do të shtrëngojë masat për eksportin e vaksinave anti-Covid  të prodhuara për bllokun e BE-së, pas një mosmarrëveshje me AstraZeneca-n.

AstraZeneca javën e kaluar i tha BE-së se kishte probleme me furnizimin për të shkak ngecies në prodhim.

Kompanitë pfizer-BioNTech  deklaruan se furnizimet me vaksina do të jenë më të ulëta.

Furnizimi me vaksina është bërë një çështje kritike pasi kombet kërkojnë të ndalojnë nivelet e larta të infeksionit dhe të rritet prodhimi.

BE-ja është përballur me kritika për shpërndarjen e avashtë të vaksinave.

Komisionerja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides, u shpreh se “ vendet anëtare të BE-së janë të bashkuara. Prodhuesit e vaksinave kanë përgjegjësi shoqërore dhe kontraktuale që duhet ta mbajnë”.

“Bashkimi Evropian ka kërkuar një planifikim të detajuar të dërgesave të vaksinave”. 

Komisionerja paralajmëroi kompanitë të cilat do të duan të prodhojnë vaksina të reja anti-Covid.

“Vendet e Bashkimit Evropian duhet të njoftojnë paraprakisht, nëse duan të eksportojnë vaksina  për vendet e botës tretë”.

AstraZeneca tha se “ po bëjnë gjithçka që miliona doza vaksine të arrijnë në Evropë sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Vaksina nga kompania AstraZeneca për vendet e Evropës, prodhohet kryesisht në MB, megjithëse një pjesë shumë e madhe prodhohet dhe në Indi.

BE-ja ka nënshkruar një marrëveshje me AstraZeneca-n në muajin gusht për 300 milionë doza vaksine.

Dorëzimet pritet të fillojnë me 15 shkurt, ndërsa 80 milionë doza pritet të mbërrijnë në 27 vendet deri në muajin mars.

Kompania tha javën e kaluar se ka pasur probleme brenda zinxhirit të furnizimit. Si shkak i saj, numri i dozave fillestare për vendet anëtare të BE-së do të jetë i ulët.

Problemi mendohet të jetë në një firmë në Belgjikë.

Nuk ka një konfirmim zyrtar se në cfarë shifrash do të jetë mungesa. Një zyrtar i BE-së tha për agjencinë e lajmeve Reuters se dërgesat do të ulen deri në 31 milionë, pra 60% më pak. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore