Momente

Momente heroike në ringun e femrave


Asi i boksit gjerman i kategorisë super-featherweight, Cheyenne Hanson, ka pësuar një ndër dëmtimet më a-simetrike në historinë e boksit të femrave dhe nuk ka ngurruar aspak ta shfaqi.

23-vjeçarja u ndesh me ukrainasen Alina Zaitseva në Gerthofen të Gjermanisë dhe, megjithëse ndeshja u ndërpre nga arbitri për arsye se dëmtimi i krijoi një hematomë të dukshme në fytyrën e saj, Hanson e fitoi ndeshjen duke e ngritur në kuotën 8 – 1 – 0, prej të cilave gjashtë me nokaut.

Nëse ndeshja ndërpritet për arsye shëndetësore, pikët e grumbulluara të secilit atlet deri në momentin kur u ndërpre ndeshja nga arbitri, i shkojnë gjyqtarëve. Kjo pasi kanë kaluar më shumë se dy raunde nga ndeshja. Pra, nuk skualifikohet ai/ajo që shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes.

Hanson postoi dy foto në Instagram të ngjitura së bashku, për të krahasuar si ishte para ndeshjes dhe si u bë.

“Ja dolëm!” – shkroi Hanson pak çaste pas ndeshjes dhe vijoi duke dhënë përshtypjen e saj për ndeshjen – “ishte një ndeshje e vështirë”.

Hanson ishte ë përgatitur të vazhdonte megjithëse e ana e saj e majtë u byme si të ishte fryrë me ajër.

Hematoma e Hanson i përngjet asaj të luftëtares polake të UFC-s, Joanna Jedrzejczyk, të cilës iu shkaktua diçka e ngjashme nga kinezja Zhang Weili.

Joanna Jedrzejczyk: para dhe pas ndeshjes me Zhang Weili

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore