Stil

Modelet e atleteve si këto do të jenë në trend gjatë vitit 2022


Atlete

Atletet prej kohësh nuk janë thjesht këpucë sportive, ato vishen kudo dhe nga të gjithë.

Javët e fundit të modës, nga Nju Jorku në Paris, por, duke kaluar edhe nëpër Londër dhe Milano, është vërejtur një trend i ri i atleteve klasike.

Atlete të bardha

Atletet klasike të bardha janë të përjetshme, ato duken edhe më mirë kur vishen me rroba të zeza.

Atlete me thembra të trasha

Atletet me platformë të trash lënë pak njerëz indiferentë, gratë i pëlqejnë ose nuk i pëlqejnë ato. Këto atlete i japin një theks urban pamjes edhe me veshje romantike, për shembull rroba ngjyrë rozë.

Atlete fluoreshente

Kushdo që guxon, mund të marrë një kombinim shumë efektiv. Ashtu si të bardha, këto atlete do të shkojnë mirë me rrobat e zeza.

Të ndryshme në çifte

Nëse mendoni se është guxim të vishni atlete “fluoreshente”, çfarë do të thonit për një çift që kanë njërën atlete në një ngjyrë dhe tjetrën në një ngjyrë tjetër? . Këto janë Nike Air Jordan legjendare të prodhuara në atë mënyrë.

Të vjetrat janë të përjetshme

Shitjet e atleteve All Star në internet u rritën me 42% vetëm nga dhjetori në janar. Ekspertët thonë se është e mundur që këto atlete të jenë më të njohurat në vitin 2022.

Atlete argjendi

Nëse ju pëlqejnë gjërat që shkëlqejnë, mjafton të zgjidhni një palë atlete me një fund metalik dhe argjendi është imperativ këtë vit.

Atlete të zeza

Supermodelja Adut Akech ka veshur atlete të zeza në një kombinim monokrom me një fustan të shkurtër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore