Shqipëria

Misioni i von der Leyen – Konferenca Ndërqeveritare brenda vitit


Mëngjesin e së martës, 28 shtator, Shqipëria mikpriti Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Presidentja e KE-së u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një ceremoni zyrtare te Pallati i Brigadave në kryeqytet.

Ajo mori pjesë edhe në inaugurimin e shkollës dhe kopshtit “Korb Muça”, Qerekë, e cila është ndërtuar me fondet e BE-së në kuadër të programit “EU4Schools” pas tërmetit shkatërrues të nëntorit të vitit 2019.

Në fjalimin e saj ajo theksoi faktin se, “hapja e negociatave të BE-së me Shqipërinë, është një borxh që unioni ka ndaj të ardhmes së Shqipërisë dhe të rinjve shqiptarë”.

Gjithashut tha se, “bisedimet dhe Konferenca Ndërqeveritare do të bëhen realitet për Shqipërinë para përfundimit të vitit”.

Nga ana tjetër Rama, e ka cilësuar von der Leyen si “avokate e integrimit në rajon”.

Von der Leyen zhvilloi një takim edhe me presidentin e Republikës, Ilir Meta

Ajo po zhvillon një tur treditor në Ballkanin Perëndimor. Von der Leyen do të niset drejt Maqedonisë së Veriut, dhe do të vijojë me takimet në Kosovë, Malin e Zi, Serbi për ta mbyllur në Bosnje dhe Hercegovine, më 30 shtator.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore