Sport

Mirlind Daku rinovon kontratën me Osijek


Futbollisti kosovar, Mirlind Daku, ka vazhduar kontratën me klubin kroat, Osijek.

Daku dhe klubi i Osijek, kishin kontratë valide deri në qershor të vitit 2022, por me marrëveshjen e re, palët do të jenë të lidhur deri në vitin 2024.

Menjëherë pas rinovimit, Daku foli për mediat, duke u shprehur i kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit me klubin kroat.

“Jam i kënaqur që jam pjesë e planeve të klubit, gjë që konfirmohet nga zgjatja e kontratës. Mua më takon të stërvitem shumë dhe pres shansin tim, duke shpresuar që mund ta shfrytëzojë”, tha Daku.

“Konkurrenca në ekip është e mirë dhe gjithashtu më motivon të bëjë edhe më mirë. Më vjen mirë që jam përsëri në Osijek, jam përgatitur dhe jam gati të përmbush pritjet e trajnerit”, shtoi ai.

Kujtojmë që Daku, u transferua nga Llapi në Osijek, në verën e vitit 2018, pastaj kaloi dy vite në huazim, prej të cilave gjysmë vitit te skuadra shqiptare, Kukësi, si dhe një vit e gjysmë te klubi kosovar, Ballkani, ku shkëlqeu me formën e tij.

Mirlind Daku në javën e fundit, bëri debutimin në elitën e futbollit kroat, ku Osijek-u triumfoi 1:2 në udhëtim te Dragovoljac.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore