Sport

Mirlind Daku mbi të gjithë


Vjen nga Gjilani, e hapat për sukses në futbollin ndërkombëtar po i bën shumë të mëdha.

Bëhet fjalë për ish-futbollistin e Ballkanit, Mirlind Daku, i cili karrierën në Kroaci me skuadrën e Osijek-ut e ka nisur shumë mirë.

Gjatë fundjavës, ai shënoi dy herë për t’i sjellur skuadrës së tij fitoren në një ndeshje shumë të luftuar me Gorica-n.

E veçanta ishte që ai luajti vetëm 20 minuta, dhe rrugën e rrjetës e gjeti dy herë.

Daku, që gjatë javëve të para nuk morri shumë minuta, po i tregon trajnerit të tij që inkuadrimi i tij është i domosdoshëm.

Paraqitja e tij vendimtare përballë Goricës, atij i ka dhuruar një vend në formacionin e javës në Ligën Kroate.

Formacioni i javës së nëntë në Ligën Kroate

Daku është vlerësuar me notën më të madhe, 8.5, nga tablodi i statistikave, Sofascore.

Në formacionin e javës bën pjesë edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Jon Mersinaj, që është futbollist në radhët e Lokomotivës së Zagrebit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore