Sport

Mirel Josa largohet nga Kukësi


Mirel Josa nuk do të jetë më trajner i Kukësit.

Rezultat jo pozitive që ka shfaqur trajneri kryeqetatas ka qenë arsyeja pas këtij vendimi.

Verilindorët filluan sezonin me pritshmëri të mëdha, por atë e mbyllën në vendin e gjashtë.

Drejtuesit e klubit kuksian u detyruan të shkëpusin kontratën me Josën.

Tanimë, trajneri kryeqytetas është i lirë në treg, dhe po kërkon për një skuadër të re.

Nuk ka qenë një shkarkim. Pas një bisede të gjatë, palët me konsensus të plotë janë marrë vesh që të shkëpusin kontratën.

Vendimin e bëri zyrtarë vet klubi, me një komunikatë në faqen e tyre.

Kukësi ende nuk ka vendosur për emrin që do të ulet në stol pas Josës.

Me klubin verilindor që pritet të luajë ndeshjet në stadiumin e ri, pritet që emri i trajnerit të jetë i njohur për futbollin shqiptar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore