Kosova

Ministria e Jashtme ruse: Nuk është çudi që Perëndimi hesht ndaj provokimeve të Prishtinës


Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës së Rusisë ka thënë se “heshtja e Perëndimit ndaj provokimeve të Prishtinës” nuk është e befasishme për ta, ngase miratojnë vendimet e Kosovës.

Përmes një komunikate ata lajmërojnë se Rusia do të këmbëngul që “shpërthimet e Prishtinës të trajtohen në mënyrën e përshtatshme në organizatat ndërkombëtare, në rënd të parë në Këshillin e Sigurisë së OKB-së.

“Udhëheqja e lartë e Prishtinës duhet ta kishte kuptuar shumë kohë më parë se përpjekjet për të bindur pjesën tjetër të botës për qëndrueshmërinë e shtetësisë famëkeqe të Kosovës ishin të dënuara të dështojnë. Nxitja e nacionalizmit dhe shovinizmit shqiptar, shtypja sistematike e serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë është projekt “, shkruan Ministria ruse, raporton Tanjug.

Sa i përket mbështetjes perëndimore ndaj Kosovës, ministria ruse shkruan se “është simptomë e inkurajimit të verbër të shqiptarëve radikalë të Kosovës nga patronat e tyre”.

Rusia përsërit qëndrimin e saj se “zgjidhja e përhershme e problemit të Kosovës është e mundur vetëm në bazë të së drejtës ndërkombëtare, gjegjësisht Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, e cila Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë.

“Negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund dhe duhet të zhvillohen në bazë të atij dokumenti. Rezultati i tyre duhet të jetë një zgjidhje e përhershme që do të kënaqë palën serbe dhe e cila do të miratohet nga Këshilli i Sigurimit”, thekson Ministria ruse.

Ministria ndan gjithashtu “shqetësimet” për idenë e krijimit të një “Shqipërie të Madhe”.

“Si t’i quash ndryshe ide të tilla përveç se ato janë subversive, sepse çdo ndryshim i kufijve në prapaskenë në rajon është me definicion shkatërrues i stabilitetit tashmë të brishtë në atë pjesë të Evropës”, ​​shkruan ministria ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore