Lajme

Ministria e Jashtme maqedonase dëbon një diplomat rus


Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka shpallur një diplomat rus ‘person non grata’.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se më 14 maj 2021, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur diplomati i Federatës Ruse.

Ndër të tjera në

“Më 14 maj, 2021, ambasadori i Federatës Ruse u thirr në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilit iu dorëzua një notë me udhëzimin për largimin e diplomatit nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda shtatë ditësh”, shkruhet në njoftimin e MPJ-së.

Në njoftimin e saj ajo nuk jep arsyet se pse është marrë ky vendim.

Presidenti, Stevo Pendarovski, ka thënë se çështja ka një natyrë sensitive dhe nuk pranoi të komentojë mbi çështjen.

Maqedonia e Veriut në vitin 2018-të u përplas me Rusinë për shkak të dëbimit të diplomatit rus në lidhje me sulmin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal në Britaninë e Madhe.

Akti i dëbimit ishte shprehje solidarizimi i RMV-së me shtetet aleate të Perëndimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore