Sport

Ministri i Sportit në Itali: Klubet duhet të bashkëpunojnë që ta ndalojmë racizmin


Ministri i Sportit dhe Rinisë i Italisë, Andrea Abodi, ka folur së fundmi lidhur me koret raciste që po ndodhin në stadiumet e Italisë.

Futbollisti i Inter-it, Romelu Lukaku, ishte viktima e fundit e thirrjeve raciste gjatë përplasjes së fundit të “Derby d’Italia” me Juventus-in në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, një incident që tërhoqi dënimin e gjerë nga bota e gjerë e futbollit.

Duke folur për “Radio Rai 1”, Abodi u pyet fillimisht se çfarë mund të bëhej për të hequr njerëzit e “paqytetëruar” nga stadiumet e futbollit.

“Të gjithë mund të japin një kontribut për t’i ndalur këto gjëra të shëmtuara”, tha fillimisht Ministri i Sportit të Italisë.

“Klubet duhet të bashkëpunojnë duke ofruar pamje dhe gjithashtu në një farë mënyre të tregojnë se ata që vazhdojnë me thirrjet raciste, janë të padëshirueshëm në stadiumet e tyre”, shtoi ai.

“Ata që sillen kështu nuk janë tifozë, por huliganë dhe mendoj se nuk iu duhen klubeve”, tha mes tjerash Andrea Abodi.

Pra, përkundër që dënimet janë të rënda dhe UEFA e FIFA vazhdimisht bëjnë thirrje që të ndalohen thirrjet raciste në stadiumet e futbollit, në Itali më së shumti këto gjëra po ndodhin ende.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore