Lajme

Ministri i Shëndetësisë: Bashkatdhetarë, vaksinimi bëhet edhe në aeroport e pika kufitare


Festat e fundvitit kanë rikthyer në vendlindje shumë kosovarë të cilët jetojnë e veprojnë në diasporë.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, ka kërkuar që këto festa të festohen me kujdes.

Në një video të publikuar me këtë rat, Latifi u ka rikujtuar qytetarqve që pandemia COVID-19 ende nuk ka përfunduar.

“Edhe këtë vit festat vazhdojnë të jenë pak më ndryshe se vitet tjera sepse pandemia COVID-19 ende nuk ka përfunduar”, thotë Latifi.

“Por tash ne kemi në duart tona forcën dhe mënyrat më të mira për t’u mbrojtur nga COVID-19, vaksinimin”.

Latifi theksoi se tashmë ekzistojnë mundësitë ideale për vaksinimi duke nisur nga aeroporti i Prishtinës dhe pikat kufitare e deri në qendrat e vaksinimit në secilën komunë kosovare.

“Tani keni mundësinë të vaksinoheni me dozën e dytë dhe të tretë në aeroportin e Prishtinës dhe në të gjitha pikat kufitare, si dhe në qendrat e vaksinimit në secilën komunë në tërë Kosovën”.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës dhe 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kështu thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), i cili bazohet në të dhënat e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Në 24 orët e fundit të raportit, thuhet se janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër COVID-19. 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore