Sport

Milan synon transferimin e Frattesi-t pasi Tonali pritet të largohet


Ndërsa Sandro Tonali po i afrohet një largimi rekord nga Milani pas një oferte konkrete nga Newcastle, “Sky Sport Italia” sugjeron që kuqezinjtë tashmë po konsiderojnë një listë të lojtarëve që mund ta zëvendësojnë mesfushorin italian.

Sipas burimeve të ndryshme të mërkurën në mbrëmje, Newcastle ka paraqitur një ofertë me vlerë rreth 70 milionë euro për shërbimet e Tonali-t, edhe pse Milani po kërkon 10 milionë më shumë.

Që atëherë, Tonali thuhet se ka dhënë dritën jeshile mbi një sërë kushtesh fitimprurëse personale, të cilat mund ta bëjnë atë të fitojë deri në 8 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset.

Pra, në rast se mesfushori italian e kryen transferimin, atëher Milan-i raportohet nga Sky të jetë i interesuar për nënshkrimin e mesfushorit  të Sassuolo-s, Davide Frattesi-n.

Frattesi, gjithashtu 23 vjeç, është shumë i kërkuar këtë verë, me Inter-in, Juventus-in dhe Romën që po ashtu thuhet se janë të interesuar të bëjnë një lëvizje për nënshkrimin e tij në muajt e ardhshëm.

Me Sassuolo-n që e ka vlerësuar lojtarin e tyre në 40 milionë euro dhe Milan-i do të marrë deri në dyfishin e kësaj shume nga shitja e Tonali-t, pengesat financiare nuk duhet të jenë problem për kuqezinjtë.

Milani gjithashtu vazhdon të jetë i lidhur me dyshen e Chelsea-t, Ruben Loftus-Cheek dhe Christian Pulisic.

I pari, një qendër-mesfushor me përvojë me kohë ende në krah, vlerësohet me rreth 25 milionë euro nga londinezët perëndimor, megjithëse Milan-i do të preferonte të paguante diku më afër 20 milionë euro për reprezentuesin e rastit anglez.

Pulisic nga ana tjetër, do të ishte një zëvendësues për Brahim Diaz, i cili së fundmi është rikthyer te klubi mëmë Real Madrid pas një periudhe trevjeçare në huazim me Milanin.

Ndërkombëtari i SHBA-së është jashtë paraqitjes së ekipit të parë në Stamford Bridge dhe largimi i tij këtë verë shihet si një e pashmangshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore