Sport

Milan në bisedime për kontratën e re të Bennacer, por Liverpool i ofron po aq para algjerianit


AC Milan është në bisedime me mesfushorin Ismael Bennacer për një kontratë të re, por Liverpool po monitoron situatën, thotë Sport Mediaset.

Bennacer, 24 vjeç, kaloi dy vjet të karrierës së tij rinore në Arsenal përpara se të kalonte te Empoli, pastaj te Milani në 2019.

Algjeriani e ndihmoi Milanin të fitonte titullin e Serie A sezonin e kaluar, por kontrata e tij skadon në vitin 2024 dhe ai dëshiron të rrisë pagën e tij prej 1.7 milionë euro në sezon në 4 milionë euro.

Raporti thotë se ndërsa Milani mund të hezitojë ta bëjë këtë, Liverpool mund t’i ofrojë atij atë nivel pagash pa shumë probleme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore