Sport

Milan-i synon transferimin e Berardi-t


Futbollisti i Sassuolo-s, Domenico Berardi, është bërë një nga objektivat kryesorë të klubit të Milan-it.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato” kuqezinjtë janë duke synuar për ta transferuar futbollistin italian gjatë afatit kalimtar veror.

Mirëpo, për ta transferuar sulmuesin anësor, kuqezinjtë nuk do ta kenë aq të lehtë.

Berardi ka kontratë të lidhur me klubin e Sassuolo-s deri në verën e vitit 2024 dhe drejtuesit e klubit kërkojnë të paktën 40 milionë euro për ta liruar atë.

Por, siç theksojnë mediat në Itali, drejtuesit e Milan-it kërkojnë t’i bindin ata të Sassuolo-s, duke iu ofruar edhe futbollistin Junior Messias, si dhe ndonjë shumë parash.

Mbetet të shihet në të ardhmen se a do të bëhet Berardi pjesë e kuqezinjve.

Kujtojmë që 27 vjeçari ka kohë që është duke shkëlqyer me fanellën e Sassuolo-s.

Gjatë këtij sezoni, Domenico ka shënuar 10 gola dhe ka kontribuar me 12 asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Sassuolo-s.

Ndërkaq, ai numëron 212 ndeshje gjithsej me klubin italian, prej të cilave ka gjetur rrugën e rrjetës në 73 raste.

Ai gjithashtu numëron edhe 23 ndeshje me kombëtaren e Italisë, prej të cilave ka shënuar gjashtë gola.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore