Sport

Milan-i mund ta humbë mesfushorin titullar, refuzoi rinovimin e kontratës


Ismael Bennacer është bërë një nga futbollistët kryesorë në formacionin e Milan-it.

Sidomos që nga ikja e Franck Kessie, Bennacer është një nga futbollistët më të përdorur nga trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli.

Megjithatë, kampionët e Italisë mund të mbesin pa mesfushorin algjerian.

Sipas asaj që shkruan gazetari italian, Daniele Longo, Bennacer e ka refuzuar rinovimin e kontratës me Milan-in.

Longo shkruan që drejtuesit e klubit i kanë ofruar atij rinovimin e kontratës me pagë prej 3 milionë euro në sezon plus bonuest, por algjeriani ka refuzuar duke pretenduar një lëvizje drejt Premier Leauge-s angleze apo La Liga-s spanjolle.

Kujtojmë që mesfushori 24-vjeçar përfiton një pagë vjetore prej rreth 2 milionë euro neto në sezon.

Ai është pjesë e Milan-it që nga vera e vitit 2019, kur u transferua nga Empoli për shumën e 17 milionë eurove. Ndërsa vlera e tanishme e tij në treg llogaritet rreth 40 milionë euro.

Bennacer deri më tani numëron 119 ndeshje me fanellën e Milan-it, prej të cilave ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore