Përballje

Milan-i mposhtet nga Torino


Milan-i është ndalur nga Torino, duke u mposhtur me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 12-të në Serie A.

Vendasit shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë, duke e vënë në vështirësi kampionin në fuqi të Italisë.

Goli i parë erdhi në minutën e 35-të, kur Koffi Djidji realizoi me kokë pas një harkimi nga goditja e lirë.

Nuk shkoi as dy minuta të plotë, kur Torino e gjeti edhe golin e dytë. Ishte Aleksey Miranchuk që dyfishoi epërsinë për vendasit.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi të dyfishtë të vendasve, derisa në të dytën, Stefano Pioli u mundua të reagonte më zëvendësime.

Megjithatë, kuqezinjtë nuk ishin në natën e tyre më të mirë, teksa krejt çka arritën, ishte goli i nderit në minutën e 67-të.

Junior Messias përfitoi më së miri nga një dalje e gabuar e portierit, i cili shënoi për 2:1.

Ky ishte goli i vetëm i Milan-it, teksa ata dalin të mposhtur nga kjo sfidë dhe e shohin vetën gjashtë pikë larg Napolit kryesues.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore