Sport

Milan-i e ka gati ofertën për Ndicka


Milan-i është duke vazhduar përgatitjet për sezonin që sapo ka filluar dhe kuqezinjtë janë duke menduar për repartin e mbrojtjes.

Mbrojtësi i Eintracht Frankfurt-it, Evan Ndicka, është futbollisti që po pëlqehet shumë nga kuqezinjtë, derisa edhe ekipe tjera kanë shfaqur interesim për të.

Siç raportohet nga gazetari italian, Alfredo Pedulla, drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë gati ofertën prej 15 milionë euro për ta bindur klubin gjerman që ta lirojë Ndicka-n.

Ky i fundit ka kontratë më klubin nga Frankfurti deri në verën e vitit të ardhshëm, andaj me gjasë kjo ofertë pritet të pranohet nga kampionët e Ligës së Evropës.

Sa i përket futbollistit, mediat italiane shkruajnë se Paolo Maldini tashmë ka biseduar me 22-vjeçarin dhe palët kanë arritur marrëveshje për nënshkrimin e kontratës.

Kujtojmë që Ndicka shkëlqeu në sezonin e kaluar me fanellën e Eintracht Frankfurtit, i cili regjistroi në total 44 paraqitje duke shënuar katër gola dhe aq asistime.

Ai është pjesë e klubit gjerman që nga vera e vitit 2018, kur u transferuar nga skuadra franceze, Auxerre për 5.5 milionë euro, ndërsa vlera e tij në treg aktualisht është rreth 40 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore