Sport

Milan-i arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës me Bennacer


Ismael Bennacer do të jetë pjesë e Milan-it të paktën deri në qershor të vitit 2027.

Mesfushori algjerian do ta rinovojë kontratën në ditët e ardhshme, teksa palët janë pajtuar me kushtet financiare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori i kuqezinjve, Paolo Maldini.

“Kush ka dëshirë hedh firmën në kontrate. Me Theo-n mbaruam, me Ismael jemi drejt përfundimit. Nuk i kemi bërë presion asnjë lojtari”, ka thënë Maldini.

Në kontratën e re, Bennacer do të përftojë pagë rreth tre herë më të lartë (ende nuk është bërë e ditur) dhe gjithashtu është përfshirë një klauzolë prej 50 milionë eurove, por e cila do të aktivizohet vetëm në verën e vitit 2024.

Kujtojmë që 24-vjeçari iu bashkua kampionëve të Italisë në verën e vitit 2019 nga Empoli për shumën e 18 milionë eurove.

Deri më tani, Bennacer ka pasur paraqitje shumë të mira me kuqezinjtë, ku ka tërhequr vëmendejn e shumë klubeve të mëdha evropiane, sidomos në Premier Leauge.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore