Përballje

Milan – Crvena Zvezda formacionet e mundshme


Milano do të pres në “San Siro” Crvena Zvezdan, për të zhvilluar ndeshjen kthyese në kuadër të 1/16-ve të finales në Ligën e Evropës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Beograd para shtatë dite, përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Për t’u kualifikuar më tutje, kuqezinjve i‘u duhet çdo fitore, por edhe një barazim pa gola apo 1 me 1 do ti dërgonte ata tutje, ndërsa me rezultat 2:2, gjithçka do të shkonte në kohë shtesë.

Disa ndryshime pritet të vijnë për formacionin e Stefano Piolit, krahasuar me derbin e humbur kundër Interit në fundjavë.

Tomori pritet të startojë në mbrojtje në vend të Kjaer, në mesfushe Meitte me shumë mundësi do të zërë vendin e Tonalit, dhe kësaj radhe Ibrahimovic si duket do ta nisë ndeshjen nga stoli, duke u zëvendësuar nga Rafal Leao.

Formacionet e mundshme:

Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Meite, Kessie; Castillejo, Krunic, Rebic; Leao.

Crvena Zvezda (3-4-2-1): Borjan; Milunovic, Pankov, Degenek; Gobeljic, Kanga, Petrovic, Gajic; Ben Nabouhane, Ivanic; Pavkov.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore