Sport

Mike Tyson humbet gjakftohtësinë dhe sulmon pasagjerin në avion (VIDEO)


Legjenda e boksit, Mike Tyson, është filmuar të mërkurën në mbrëmje teksa lëshonte një breshëri grushtesh mbi një pasagjer gjatë një fluturimi nga San Francisko në Florida.

Dhe, për pasojë, burri të cilin gjuajti Tyson mbeti i gjakosur.

Të pranishmit në avion kanë filmuar ngjarjen dhe më pas ajo është shpërndarë nga “TMZ”.

Sipas pasagjerëve të tjerë të avionit, personi iu afrua Tyson-it për ta përshëndetur. Fillimisht ata shkëmbyen disa fjalë dhe më pas ish-kampioni i peshave të rënda nisi ta godiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore