Futboll

Mihajloviç pas Bologna – Milan


Sinisa Mihajloviç nuk është i kënaqur me punën e ekipit të tij, edhe pse në fakt, në pjesën e dytë, ekipi i vuri kuqezinjtë në vështirësi të mëdha:

“Ne krijuam tre ose katër raste, nuk arritëm të shënonim. Nuk mendoj se është një humbje e merituar sepse i vendosëm poshtë. Ata janë më të fortë se ne, por mendoj se kemi luajtur më mirë. Ne i ndërtuam shanset tona përmes lojës, ndërsa ata në dy penallti. Me Ibra-n (Zlatan Ibrahimovic) në anën tonë, për atë që pamë në fushë, do të kishte përfunduar 3-0 për ne”, u shpreh ai në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Mihajloviç nuk ka dyshime:

“Si të përmirësohemi atëherë? Në këto raste djemve u thuhet se ata duhet të jenë krenarë për lojën që kanë luajtur. Ata u përpoqën deri në fund. Ne kemi identitetin tonë, luajmë gjithmonë lojën tonë. Por nëse keni tre ose katër raste në 20-25 minuta dhe nuk shënoni gol, atëherë është normale që një skuadër më e fortë do t’ju dënojë në rastin e parë “.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore