Lajme

Miftaraj: Bashkimi Evropian sanksione Kosovës, Kosova sanksione Edi Ramës


Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se i ka propozuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të mbledhja e dy qeverive, por nuk ka pranuar të takohet me këtë të fundit “kokë më kokë”.

“Bashkimi Evropian sanksione Kosovës, Kosova sanksione Edi Ramës”, shkroi ai në Facebook.

Ndryshe Rama, gjatë kësaj jave ka paralajmëruar një tur ballkanik dhe propozimi i Kurtit ishte që brenda këtij turi kur ta vizitoj Kosovën të mbahet edhe mbledhja.

Por, Rama në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë nuk pranoi të flasë për turin e tij ballkanik, pasi theksoi se do ta bëjë gjatë ditës nesërme në Prishtinë.

Megjithatë Rama nuk dha detaje nëse do të takohet me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti.

Më herët gjatë ditës sotme, Kurti ka kushtëzuar takimin me kreun e qeverisë shqiptare pasi ka kërkuar që të mbahet edhe mbledhja mes qeverive e cila u anulua në qershor për shkak të tensioneve në Veri.

“Unë jam në kontakt të drejtpërdrejt me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe e di që do të vijë në Prishtinë në kuadër të turit Ballkanik. Është thënë që ky tur ballkanik ka të bëjë me përgatitjen e radhës të Samitit të Berlinit që do të mbahet në muajin tetor”.

Pse u anulua mbledhja e dy qeverive?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media të mbajtur të martën në mbrëmje më 13 qershor, kur njoftoi anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, si shkak i këtij hapi të ndërmarrë duke thënë se, “e kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euro-atlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”

Por, kreu i Qeverisë shqiptare nuk donte që të mos takohej fare me Albin Kurtin.

Për shkak të raporteve pothuajse të ngrira ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian pas situatës së tensionuar në Veri, Rama propozoi që të takoheshin në një format më të ngushtë – me ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes.

Rama konfirmon ndalimin në Prishtinë për turin ballkanik, por jo takimin me Kurtin

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore