Sport

Messi dhe Neymar mungojnë në fundjavë, në dyshim për City-n


Lionel Messi dhe Neymar Jr. Do t’i mungojnë Paris Saint-Germain në ndeshjen e fundjavës përballë Nantes.

Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi parisien.

Ata kanë raportuar që Messi dhe Neymar nuk janë stërvitur me klubin dhe do të jenë mungesat e mëdha të PSG-së për rikthimin pas dy javësh.

Mirëpo, ky nuk është shqetësimi i vërtetë i Pochettino-s.

Sipas L’Equipe, të dy futbollistët janë në dyshim edhe për ndeshjen e javës së ardhshme në Champions League, ku PSG luan përballë Manchester City-t në “Etihad”.

Në anën tjetër, klubi parisien ka marrë të paktën një lajm të mirë nga infeirmeria.

Bëhet fjalë për Sergio Ramos, që do ta bëj debutimin për PSG-në gjatë kësaj jave. Mbrojtësi spanjoll nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje, për shkak të dëmtimeve të shumta që e kanë përcjellur.

Në Paris, shqetësohen për Messi-n, që deri më tani ka luajtur vetëm pesë ndeshje në ligë, nga të cilat vetëm dy të plota.

Neymar në anën tjetër mbetet historia e njëjtë e viteve të fundit, lëndime në momentin më të mirë.

Pesha e sulmit të Paris-it bie përsëri në shpatullat e Kylian Mbappe, që ka qenë futbollisti më i dalluar nga radhët e skuadrës nga “Parc Des Princes” këtë vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore