Lajme

Mësimi në Kosovë fillon me 27 shtatorë


Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferenc për media duke bërë të ditur masat e reja anti COVID-19

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia në një konferencë për media ka informuar lidhur me masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga e hëna e 27 shtatorit.

“Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punë nga e hëna pra më 27 shtator. Maksimumi i nxënësve të lejuar në klasë do të jetë 20”.

“Në një mori institucionesh do të kërkohet të paraqitet certifikata e vaksinimit, në qendra tregtare, në call-center, në gastronomi në ambiente të brendshme si dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që kanë punë me palë”, shtoi ministri i Shëndetësisë.

Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, pra nga ora 22:00 deri në 05:00 të mengjesit.

Ndërsa aktivitet sportive në ambientet e mbyllua mund të kenë prani të shikuesve deri në masën 10 përqind të kapacitetit, por duke prezantuar certifikatën e vaksinimit, test PCR negativ në 72 orët e fundit apo testin serologjik, në ambientet e jashtme do të jetë 30 përqind por, duke i paraqitur dëshmitë.

Por, sipas tij e njëjta vlejnë edhe për aktivitet kulturore duke i paraqitur dëshmitë paraprakisht.

“Ashtu siç e kemi parë personat e vaksinuar janë shumë herë me të mbrojtur se sa personat e pa vaksinuar sidomos rasteve të hospitalizuar mbi 90 % të rasteve të hospitalizuar ishin të pa vaksinuar, përkundër ashpërsisë së variantit Delta vaksinat që kemi në dispozicion u treguan që janë shumë efektive dhe po e mbrojnë shëndeti publik të qytetarëve”, tha ai.

Vitia ka bërë thirrje për vaksinim për prindërit në mënyre që të ruhet shëndeti i fëmijëve.

Ndërsa Naser Ramadani, Drejtoi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), ka thënë se trendi i rasteve të të infektuarve është në rënje ashtu sikur edhe rasti i vdekjeve, por se ende ky numër është i lartë dhe “është shqetësues”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se raste aktive në vend janë 6 mijë, ose 4% e të të infektuarve deri më tani.

Cilado vaksinë që ekziston në Kosovë duhet të merret sepse janë të aprovuara.

Naser Ramadani-IKSHPK

Valbon Krasniqi, Drejtor i Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës, ka thënë se gjendja në spitalet e vendit është e qetë dhe nënkontroll, ndërsa nga e marta ai ka thënë se në QKUK kanë filluar të ofrojnë shërbimet klinike.

Zbatimi rigoroz dhe vaksinimi masiv i popullatës ka bërë që të bie numri i të të infektuarve ka thënë Krasniqi.

“Vaksinimi është përgjegjësi individuale”, andaj ai ka kërkuar nga qytetarët të vaksinohen.

Përfitimet nga vaksinimi janë të atilla që edhe “nëse sëmureni e kaloni më lehtë”, ka thënë ai.

Valbon Krasniqi-SHSKUK

Masat e prezantuara në konferencë sipas Ministrit Vitia do të prezantohen të shtunën në mbledhjen e Qeverisë  ku edhe do të merret vendimi rreth hyrjes në fuqi të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore