Sport

Mes të kuqës dhe të bardhës, “Wanda vacio” pret derbin vendimtar të Madrid-it


Rrallë herë në historinë e dy klubeve, Atletico ka ardhur në derbi si skuadra për t’u mposhtur, por ky sezon flet tërësisht ndryshe.

Pesë pikë para, një ndeshje më pak, skuadër më kualitative se rivalët mbretëror, Atletico-n sot e favorizon gjithçka, pos historisë.

Derbi i Madrid-t është zhvilluar 202 herë gjatë gjithë historisë së dy klubeve:

Real Madrid ka fituar plot 105 herë, 50 kanë përfunduar në fitore të “Rojiblancos” dhe 47 herë fueli ka përfunduar në barazim.

Sot është dita që Real Madrid do vdes ose do ringjallet në luftën e titullit për sezonin 2020/21.

Për madrilenët e Zidane, të cilët ende kanë mungesa të mëdha, pos fitores, asgjë tjetër nuk ka vlerë.

Ndërsa, për Simeone-n, përveç humbjes, çdo gjë është super e vlefshme.

Në “Wanda Metropolitano”, ndeshja që fillon në orën 16:15 vlen vetem tre pikë, por vendos shumë për të ardhmen e kampionatit.

Ndeshjet tjera të ditës janë:

Huesca – Celta Vigo, 14:00

Real Sociedad – Levante, 18:30

Athletic Bilbao – Granada, 21:00

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore