Jetesë & Stil

Mënyrat që pastrojnë trupin tuaj


Një ndër shqetësimet kryesore për shumë njerëz është pastrimi i turpit. Rreth 80% e sistemit tonë imunitar  është e përqendruar në zorrë. Nëse trupi arrin të detoksifikojë bakteriet dhe ato janë në ekuilibër, ne mund t’i rezistojmë ftohjes dhe gripit.

Kush janë metodat që mund të largojnë toksinat nga trupi ynë?

Avokado

Ky lloj fruti arrin të uli kolesterolin dhe zgjerojë enët e gjakut. Avokadot përmbajnë një lëndë ushqyese të quajtur glutathione, e cila bllokon të paktën 30 kancerogjene të ndryshëm ndërsa ndihmon mëlçinë të detoksifikojë kimikatet sintetike. Për njerëzit me presion të lartë të gjakut, këto fruta janë veçanërisht të vlefshme, pasi ndihmojnë në uljen e tij në mënyrë natyrale dhe ndihmojnë në shmangien e rrezikut të sëmundjes së zemrës dhe goditjes në tru.

Ananasi prish kolesterolin

Ananasi është një frut që përmban djegës natyral të yndyrave bromelain, i cili ndihmon trupin tonë të shpërbëjë proteinat dhe t’i tretë ato. Ananasët janë veçanërisht të efektshëm në prishjen e kolesterolit dhe largimin e tij nga trupi.

Turshi lakre

Turshia e lakrës ndihmon trupin tuaj të thithë vitaminat dhe mineralet në mënyrë më efikase. Ju jep më shumë energji.

Kajsi

Kajsitë e thata njihen për efektin e tyre natyror laksativ. Nëse jeni të prirur për kapsllëk, ky ushqim do t’ju japë një efekt pastrues, duke vepruar si një “furçë” natyrore për zorrët tuaja.

Spirulina

Spirulina është një algë që rritet si në ujërat e ëmbla ashtu edhe në ujërat e kripura. Ky përbërës konsiderohet si një nga më të fuqishmit në pastrimin e gjakut nga metalet e rënda.

Kastraveci

Uji nga kastravecat parandalon tharjen e gojës dhe gjithashtu lan mbetjet e tepërta të padëshiruara të ushqimit që mund të jenë të pranishme pas një vakti./AlbanianPost.com

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore