Lajme

Medvedev: Sanksionet s’kanë ndikim në Moskë


Dmitry Medvedev, Nënkryetar i Këshillit të Sigurisë në Rusi

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Dmitry Medvedev, ka deklaruar se do të ishte marrëzi të besohet se sanksionet perëndimore kundër bizneseve ruse mund të kenë ndonjë efekt mbi qeverinë e Moskës.

Perëndimi ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë, me disa sanksione që synojnë në mënyrë specifike biznesmenë miliarderë që besohet se janë të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, raporton BBC.

“Le të pyesim veten: A mundet ndonjë nga këta biznesmenë të mëdhenj të ketë edhe sasinë më të vogël të ndikimit të pozicionit të lidershipit të vendit? Unë ju them hapur, jo, në asnjë mënyrë”, u shpreh Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev.

Por analistët besojnë se shtrëngimi i oligarkëve mund të funksionojë, pasi ata mund të bëjnë presion ndaj Putinit që të ndryshojë strategjinë e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore