Lajme

Mediat ukrainase “kapen” me gazetarët perëndimorë


Komanda e ushtrisë ukrainase i kërkon vazhdimisht popullatës dhe mediave vendase që të mos raportojnë për vendet e goditjes pas sulmeve me raketa nga forcat ruse dhe të mos publikojnë videot përkatëse në rrjet.

Mediat përgjegjëse ukrainase dhe kanalet e lajmeve Telegram presin dhe “turbullojnë” video dhe foto nga vendi i ngjarjes.

Por jo mediat botërore, shkruan ZN.UA, të cilat live, pa asnjë hezitim, tregojnë në kohë reale “ku dhe sa ka mbërritur”.

Agjencia ukrainase e lajmeve “UNIAN” lëshoi ​​një notë proteste kundër sjelljeve të tilla të kolegëve.

“Është si një lloj lufte me mullinjtë e erës. Ne kërkojmë nga autoritetet ukrainase që t’i kushtojnë vëmendje kësaj dhe ta shqyrtojnë atë. Ne u bëjmë thirrje mediave të tjera ukrainase që gjithashtu t’i bashkohen protestës dhe, nga ana e tyre, të tërheqin vëmendjen ndaj këtij problemi”, tha agjencia.

ZN.UA iu bashkua protestës dhe gjithashtu u bëri thirrje gazetarëve të huaj që të mos bëhen armë në duart e armiqve të Ukrainës.

Një “liri e fjalës” e tillë mund të kushtojë dhjetëra jetë pas një ri-bombardimi të rregulluar nga TV.

Më herët, kreu i Zyrës së Presidentit, Andriy Yermak, tha se sulmet me raketa të pushtuesve rusë në Lviv janë një përpjekje për të trembur ukrainasit dhe diplomatët në qytet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore