Lajme

Media turke zbulon celulën iraniane që do rrëmbente izraelitë


Gjatë operacionit, i cili u zhvillua më 16 qershor, autoritetet turke neutralizuan tetë anëtarë të grupit të atentatit.

Ata sekuestruan tre pistoleta, tre silenciatorë dhe dy pajisje lazer.

Lajmi u bë i ditur nga korrespondenti i korporatës së transmetimit publik izraelit, Amichai Stein.

Shtatë persona janë dërguar në gjykatë, ndërsa katër janë burgosur nën akuzën e “Spiunazhit politik dhe ushtarak”.

Për herë të parë që nga shpërthimi i komplotit terrorist iranian për rrëmbimin e izraelitëve në Turqi, media turke publikoi dokumentacionin e celulës iraniane që tentoi të kryente rrëmbimet.

Dokumentacioni përfshinte armët e përdorura nga celula iraniane, të cilat u sekuestruan nga autoritetet turke.

Duke vepruar kështu, Turqia hedh poshtë pretendimin e Abdollahian-it se Teherani nuk u përpoq të rrëmbejë izraelitët në Turqi.

Marrëdhëniet midis selisë së Mossad-it dhe Stamboll-it zyrtar janë forcuar muajt e fundit.

Oficerët e agjencisë së spiunazhit kanë qenë në kontakt të rregullt me ​​homologët e tyre turq.

Kjo, për të penguar komplotet e inteligjencës iraniane, e cila është e etur për hakmarrje ndaj Izrael-it.

Celula vrasëse nga Forca ‘Quds’ e Gardës Revolucionare Islamike ishte vetëm një hap larg turistëve izraelitë në një hotel.

Të dyshuarit u arrestuan nga agjentët e inteligjencës turke dhe kombësia e tyre nuk u publikua.

Bashkëpunimi gjithnjë e më i ngushtë midis Mossad-it dhe Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë është ajo që, deri më tani, i ka penguar iranianët të arrijnë qëllimet e tyre.

Në përgjithësi, Mossad-i është ai që jep informacionin dhe inteligjenca turke, më pas, hyn në veprim, duke i arrestuar të dyshuarit dhe rritur sigurinë për izraelitët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore