Sport

Medaljet Olimpike në “Tokyo 2020” ishin bërë nga riciklimi i kompjuterëve dhe telefonave


Medaljet Olimpike të cilat u fituan në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” janë bërë nga riciklimi i i metaleve e çmuara si ari dhe argjendi, të cilat përdoren në pajisjet elektronike dhe të cilat asgjësohen çdo vit në nivel global.

Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, projekti kishte filluar dy vite para se të fillojnë Lojërat Olimpike.

Ky projekt përfshiu 90 për qind të qyteteve dhe fshatrave japoneze të cilët krijuan vende për marrjen e donacioneve apo pajisjeve të vjetra elektronike, për tu prodhuar më pas medaljet olimpike.

Për njerëzit e Japonisë, projekti ofroi një mundësi unike për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike, duke mbledhur materiale me të cilat u prodhuan rreth 5 mijë medalje bronzi, argjendi dhe ari.

Nga 80 tonë pajisje kompjuterike, gjatë riciklimit ishin prodhuar 32 kilogramë ari, 3 mijë e 493 kilogramë argjend, si dhe 2 mijë e 200 kilogram bronz.

Kujtojmë që në Olimpiadën e Tokios, Kosova arriti të fitojë dy medalje të arta. Xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën të artat në “Tokyo 2020”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore