Lajme

Dalin pamjet pak minuta pas vrasjes në një lokal në Skenderaj


Janë publikuar pamjet në një lokal në fshatin Runik të Skenderajt ku u vra një person dhe u plagosen tre të tjerë.

Në video të publikuar nga Klan Kosova shihen mysafirët duke ikur nga lokali, derisa shihet viktima e shtrirë në tokë dhe të plagosurit brenda lokalit.

Musa Gashi që ishte prezent në një lokal në fshatin Runik të Skenderajt ku u vra një person dhe tre të tjerë u plagosën, ka treguar para gazetarëve se në vendin ku ndodhi vrasja i dyshuari ishte me maskë dhe kishte gjuajtur me kallashnikov.

“Kemi qenë 10 deri në 12 persona. Ka pasur muzikë. Një person ka shtënë me kallashnikov dhe ka qenë i veshur me uniformë ushtarake”, ka treguar ai.

Sipas tij, personi i parë që është plagosur ka qenë kamerieri, derisa viktima është djali i pronarit të lokalit.

Ai ka potencuar se nuk ka arritur t’i identifikoj sulmuesit e as nuk ka njohuri nëse të plagosurit dhe sulmuesit kishin ndonjë problem mes vete.

“Lokali nuk ka të bëjë me prostitucion, ka vetëm muzikë. Nuk e ka pas një objektiv sulmuesi, ka gjuajt sa ka mundur në drejtim të gjithëve”.

Të dyshuarit në arrati

Dy personat e dyshuar për vrasjen e një personi në Skenderaj dhe plagosjen e dy të tjerëve janë ende në arrati.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanain Post, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

Sipas tij, ende nuk dihet motivi që ka çuar deri në këtë akt teksa rasti po trajtohet si “Vrasje e rëndë”.

“Prokurori i rastit ka dalë në terren, nga të dhënat e deri tanishme dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë në kafiteri ku nga të shtënat një person ka mbetur i vdekur. Personat e dyshuar janë ende të paidentifikuar dhe në kërkim”, tha Preteni.

Ndërsa njërit nga të plagosurit në Skenderaj ku mbeti i vrarë një person është dashur t’i amputohet këmba për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marr nga të shtënat me armë zjarri.

Ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në më pak se 1 javë tre persona janë vrarë në Kosovë dhe disa të tjera kanë mbetur të plagosur.

Tri ditë më parë një person u vra në Klinë, ndërsa më 5 gusht pas përplasjeve fizike dhe të shtënave me armë zjarri një person është vrarë dhe 17 të tjerë janë lënduar në lokalin ‘Bon Vivant’ në Prishtinë.

Problemi i shoqërisë kosovare s’është papunësia, por siguria – tri vrasje brenda javës për “qërim hesapesh”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore