Shqipëria

Më pak se një orë e mbetur për votime, pjesëmarrja as në 30%


Pjesëmarrja në votimet e 6 marsit ka qenë në shifra të ulëta, ku as 30% i votuesve në total nuk ka marrë pjesë në zgjedhje.

Sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në orën 18:00, 29.32% e votuesve kanë ushtruar të drejtën e votës.

Dibra ka qenë ndër qarqet me pjesëmarrjen më të lartë në votime, me 42.59%. më pas vijnë Vora me 39%, Lushnja me 35% dhe Rrogozhina me 30%.

Dy bashkitë më të mëdha në garë, janë edhe ato që kanë motivuar numrin më të ulët të zgjedhësve të dalin në votime.

Në Shkodër, vetëm 27.22% kanë marrë pjesë në zgjedhje. Ndërsa në Durrës, 25.21%.

Prej zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021, ka një rënie të ndjeshme të personave të angazhuar në zgjedhje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore