Kosova

“Më duket si dokument i përgatitur nga administrata e Tramp-it”, Maliqi për planin franko-gjerman


Filozofi dhe publicisti, Shkëlzen Maliqi, thotë se propozimi franko-gjerman mund të jetë shkruar nga administrata e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Mua më duket si dokumenti i përgatitur dy vjet më parë nga administrata Trump, qëllimi i të cilit ishte që të dy palët të bien dakord mbi parimet e një marrëveshjeje të përgjithshme dhe më pas ta realizojnë atë me kalimin e kohës”, thekson Maliqi për Danas.

“Kurti dhe Vuçiç kanë konfirmuar se kanë marrë një lloj letre që quhet plani franko-gjerman, por nuk e dimë se çfarë përmban konkretisht, përveç asaj që është publikuar në Albanian Post. Thuhet se plani franko-gjerman bazohet në modelin e dy Gjermanive”.

Maliqi konsideron që plani franko-gjerman merret më shumë me indikacionet e përgjithshme, se si të zgjidhet problemi i Kosovës, sesa që ofron një perspektivë të qartë dhe hapa për të arritur një zgjidhje.

Sipas tij, qeveria aktuale e Kosovës, “ka frikë të hyjë në procese”, derisa thekson se Kosova nuk e ka më mbështetjen “as të Evropës dhe as të Amerikës”.

“Qeveria ka frikë se fuqitë e mëdha nuk do t’i imponojnë sërish zgjidhje jopopullore dhe ata erdhën në pushtet me një program popullsitë”.

Albanian Post ekskluzivisht me 18 shtator pati publikuar propozimin franko-gjerman, ku tregohej në pika se si është përpiluar një plan për arritjen e një marrëveshje, e bazuar në modelin e dy Gjermanive, e cila parashihte njohje de fakto, por jo eksplicite dhe kishte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe brenda.

Një muaj më vonë, me 19 tetor AP publikoi edhe një tekst me titullin “Grundlagenvertrag apo Plani Gjermano-Gjerman, lexojeni si është arritur dhe si duket Kosova me këtë propozim”, ku shpjegohej në detaje se çfarë është plani gjerman dhe si implementohen pikat e atij plani në rastin e Kosovës.

Në pjesën “Çfarë përmbante marrëveshja për normalizim?”, shpjegohen edhe pikat e marrëveshjesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore