Lajme

Mbretëri e Bashkuar/Covid ka çuar huazimet e qeverisë në nivelin më të lartë që nga lufta e dytë botërore


Coronavirusi e detyroi qeverinë e Britanisë të marrë hua më shumë se në çdo kohë tjetër, që nga lufta e dytë botërore, tha Zyra për Statistikat Kombëtare. Kjo, ndërsa publikoi vlerësimet e para të përkohshme të financave publike për vitin financiar 2020/21.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar huazoi 303.1 miliardë paund në vitin kalendarik të Covid-it që përfundon në mars, tha ONS. Nga viti i kaluar ka një rritje prej 246.1 miliardë paund krahasuar me periudhën kur huamarrja ishte vetëm 57.1 miliardë paund.

Kjo do të thotë që qeveria huazoi 14.5 përqind të vlerës së gjithçkaje të prodhuar në ekonominë e MB-ve vitin e kaluar. Një shifër që ishte më e larta në fund të luftës së dytë botërore kur huazoi 15.2 përqind.

Shifrat e deficitit do të rriten nga kjo pikë pasi ONS-ja nuk ka përfshirë ende humbjet e pritshme në programet Covid-19 të huazimit për biznesit nga qeveria.

Pavarësisht niveleve historikisht të larta të huamarrjes, duke rritur borxhin publik të përgjithshëm të akumuluar të Mbretërisë së Bashkuar në 97.7 përqind të PBB-së, niveli më i lartë që nga fillimi i viteve 1960, shifrat kanë qenë më të mira nga sa druhej që nga vera e vitit të kaluar.

ONS-ja tha se ishin më të mira se parashikimi ekuivalent i Zyrës për Përgjegjësinë Buxhetore prej 327.4 miliardë paund në Buxhetin e marsit, duke përjashtuar gjithashtu humbjet e pritshme në programet e huazimit.

Përshtatur nga Financial Times për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore