Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv në FSHF, miratohet projekti “100 fushat”


Ditën e mërkurë të 15 shtatorit është mbledhur Komiteti Ekzekutiv pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.

Ndër vendimet kryesore që miratoi Komiteti ishte vënia në zbatim e projketit të “100 fushave”.

Ky projekt do të shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe mund të aplikojnë të gjithë: individ, pushtet qendror ose vendor, klube futbolli etj.

Gjithashtu, u miratuan edhe disa pika të tjera të rendit të ditës, që kanë të bëjnë me mbështetjen infrastrukturore që FSHF do të japë për dy klubet e futbollit, KF Egnatia dhe KF Erzeni, me investimin në sistemin e ndriçimit në Kompleksin “Tropikal” si dhe me mbështetjen e shoqatës së të verbërve dhe të amputuarve në kuadër të programit të Përgjegjësisë Sociale dhe projekteve incentivuese HatTrick V.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore