Lajme

Mbi 50 për qind e viktimave të trafikimit në Kosovë janë fëmijë


Ilustrim

Mbi 50 për qind e viktimave të trafikimit në Kosovë janë fëmijë. Që nga viti 2017 e deri më tani Policia e Kosovës ka identifikuar 102 viktima të trafikimit me qenie njerëzore ku 75 prej tyre janë nga Kosova dhe nëntë prej tyre nga Shqipëria.

Nga numri i përgjithshëm sa janë gjithsejtë, pjesa tjetër janë nga Serbia, Mali i zi, Moldavia dhe Çekia.

Kështu ka thënë Shefi i sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz, Riza Murati, sipas të cilit 59 për qind e këtyre rasteve të trafikimit janë nën moshën 18 vjeçare.

Ilustrim

“Pjesa më e madhe e tyre janë nga Kosova, ku prej 102 viktimave të identifikuara 75 janë nga Kosova, nëntë nga Shqipëria dhe numri tjetër ka të bëjë me viktimat e identifikuara nga Serbia, Mali i Zi, Moldavia, Çekia, Filipine. Sa i përket moshës 59 për qind e tyre bëjnë pjesë nën moshën 18 vjeçare do të thotë që kemi të bëjmë me fëmijë”, është shprehur Murati për Kosovapress.

Megjithatë, sipas Muratit, disa nga arsyet që mund të dërgojnë që viktimat të jenë pre e trafikimit “janë gjendja ekonomike, moskujdesi prindëror e braktisja e shkollimit”.

Sipas tij, këto viktima zakonisht gjenden në vende jo të përshtatshme si “në lokale të natës, klube të vallëzimit, në rrugë, sallone masazhi por dhe në apartamente”.

“Kemi qëllimin më të mirë që t’i njohim indikatorët e hershëm, t’i njohim rastet e trafikimit”, shtoi Murati.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore