Lajme

Mbi 20 vjet pritje – shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve


1639 persona të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Pas 20 viteve të konfliktit mes Kosovë dhe Serbisë, familjarët e mbi 1 mijë e 600 personave të zhdukur vazhdojnë të jenë në kërkim të familjarëve.

Këto familje vazhdojnë të mos dinë asgjë për fatin e të dashurve të tyre.

Lutfije Vokshi, është vetëm njëra nga familjaret që e ka vëllain e saj të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë 1998-1999.

Albanian Post, kishte realizuar një video-story për personat e zhdukur në Kosovë.

Në anën tjetër, Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun në mes të Kosovës e Serbisë, kishte deklaruar në një intervistë se palët janë “vetëm edhe dy fjalë larg” arritjes së Marrëveshjes për të Pagjeturit e luftës së fundit.

Në një prononcim për Albanian Post, ai kishte pohuar se të njëjtat fjalë ka tash e dy dekada që i dëgjon, prandaj, ndaj të tillave është fort skeptik, edhe kur thuhen kështu publikisht siç bëri Lajçak.

Ai thotë se megjithatë e ka përcjellur intervistën e Lajçak-ut, në Radio Televizionin e Kosovës, dhe “asnjë fjalë nuk ishte më ndryshe sesa në takimet që i kanë zhvilluar deri tani”.

“Para një muaji, Lajçaku ka qenë tek unë në zyre në Prishtinë ku kemi biseduar për çështjen e të pagjeturve dhe mund të them  që fjalët e tij të cilat i kam dëgjuar mbrëmë janë edhe të ateherëshit”.

Por Bajram Qerkini, drejtues i shoqatës “Zëri i Prindërve” që merret me rastet e personave të zhdukur në luftë, s’i beson aspak diplomatit sllovak.

Gjatë qëndrimit në Ohër për samitin e “Open Balkan”, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kishte pasur një bisedë telefonike me shefin për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në këtë bisedë ishte paralajmëruar se Kosova dhe Serbia mund të nënshkruajnë një marrëveshje për personat e zhdukur gjatë luftës.

“Diskutuam të gjitha temat që janë të rëndësishme për qytetarët në Serbi dhe rajon, samitin e ardhshëm më 23, ku mora një ftesë shtesë nga Borell për të marrë pjesë. Në ditët në vijim pritet të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën për deklaratën rreth personave të zhdukur, për rrugën evropiane të Prishtinës dhe Serbisë dhe të gjitha reformat e nevojshme”, ka dekalruar Vuçiç.

Me 14 qershor, nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, në fshatin Leshan të Suharekës janë gjetur edhe disa mbetje mortore të cilat i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë 1998-99.

Antropologi, Ditor Haliti, i cili mori pjesë në këto gërmime në një bisedë për Albanian Post kishte sqaruar rrethanat në të cilat i kanë gjetur eshtrat.

Ilustrim: Gërmimet në Kizhevak

“Sot kemi dal me urdhëresë të gjykatës në fshatin Leshan të Suharekës, për gërmime vlerësuese pasi që para një muaji janë gjetur disa pjesë kockore të një individi së bashku me veshmbathje”.

“Gjatë hulumtimit dhe gërmimeve kemi gjetur edhe disa pjesë kockore të tjera të cilat i takojnë periudhës së luftës së fundit”.

Haliti, bëri të ditur se këto mbetje janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Këto mbetje skeletore janë dërguar në IML ku do të analizohen në mënyrë më të hollësishme”.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6 mijë e 500 persona kanë qenë të zhdukur.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1 mijë e 630 persona, kryesisht shqiptarë.

Në luftën e fundit në Kosovë sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona. Shumica prej të vrarëve janë civilë shqiptarë.

Nga viti 2000 e deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK), ndërsa që nga viti 2008 Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) është përgjegjës për hetimin e krimeve të luftës.

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar dokumentet në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

S’i besohet Lajçakut

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore