Shqipëria

Mbështetje viktimave të torturës/ Gjonaj: Transformuam burgjet


26 qershori është dita ndërkombëtare mbështetjes së viktimave të torturës dhe për të kremtuar këtë datë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka zgjedhur të theksojë transformimin e thellë që është bërë në sistemin e burgjeve.

“Transformuam thellë policinë e burgjeve”, shkruan Gjonaj në një postim në Twitter.

Kjo sipas saj, është bërë duke trajnuar dhe motivuar forcat policore, për të përmbushur me integritet misionin e tyre. Gjithashtu, duke synuar garantimin dhe respektimin e dinjitetit njerëzor të të burgosurve.

Ndër të tjera, Gjonaj cilëson se janë vënë në zbatim politika të reja shëndetësore. Kjo, si për të burgosurit, ashtu edhe për stafin shëndetësor në burgje.

Aplikimi i programeve bashkëkohore, ka qenë sakaq i formësuar në konceptin e rehabilitimit, formimit profesional, punësimit dhe përgatitjes për liri. Në këtë aspekt, është investuar me efektivitet për riintegrimin e suksesshëm në shoqëri të personave që kanë vuajtur dënime.

Teknologjia e informacionit, është përsosur në vitet e fundit sipas ministres. Në këtë mënyrë, është ofruar më tepër garanci në mbrojtjen e të dhënave personale të të burgosurve.

“Për shumëkënd, 26 qershori është thjesht një datë, por ne nuk mund të mos përkujtojmë çdo vit 26 qershorin e vitit 1987, këtë datë të rëndësishme në historinë e të drejtave të njeriut”.

Kështu e përmbledh ministrja gjithë punën e kryer, duke e lidhur me ditën e veçantë të 26 qershorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore