Sport

Mbappe: Kërkova largimin nga PSG këtë verë


Mbappe ka konfirmuar atë për të cilën u raportua gjatë gjithë verës.

Ai dëshironte largimin këtë verë, por, klubi francez e bëri të pamundur këtë gjë.

Përkundër se Real Madrid-i ofroi 200 milionë euro për shërbimet e tij, edhe pse ka vetëm një vit të mbetur në kontratë, krerët e PSG-së përsëri e refuzuan.

Gjatë gjithë verës, Mbappe u tregua një profesionist i vërtetë, duke mos folur asnjëherë në media rreth transferimit të tij, që gjatë gjithë verës ishte më i përfoluri.

Mirëpo, në një intervistë për tabloidin e madh sportiv francez, RMC Sport, ai ka zbuluar shumë gjëra.

“Kërkova të largohesha nga PSG, qysh në muajin korrik”, tha ai.

“Kjo sepse që nga momenti që refuzova rinovimin, doja që klubi të merrte para nga shitja ime dhe të kishte një zëvendësues ideal”.

“Por”, vazhdoi Mbappe, “doja diçka plot respekt, madje edhe i thash klubi ‘nëse nuk doni të largohem, do të qëndrojë’”.

“Personalisht”, tha ai, “nuk më vjen fare mirë që Paris-i tha se kam kërkuar të largohem në fund të gushtit, sepse ajo është një gënjeshtër”.

“Po më bëjnë të ndihem si një hajdut. Unë i informova herët shumë, në fund të korrikut”.

“Jam i lumtur në Paris dhe vazhdoj të jem. I falënderoj për katër vite shumë të mira”.

Pjesa tjetër e intervistës do të publikohet të martën me fillim në orën 18:00, ku Mbappe pritet të flasë edhe për Real-in në vetën e parë, pasi me shumë mundësi, Madrid-i është destinacioni i tij i radhës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore