Sport

Max Verstappen penalizohet për aksidentin me Lewis Hamilton


Gjatë garës së Monza-s, Max Verstappen dhe Lewis Hamilton u përfshin edhe në një tjetër aksident.

Ky i sotmi, edhe pse jo në shpejtësi të madhe, ishte shumë i frikshëm.

Në kthesën e parë të pistës, Hamilton dhe Verstappen u përplasën, me makinën e këtij të fundit që përfundoi mbi atë të Lewis.

Fatmirësisht, falë ‘halo-s’, pjesës rrethore mbi kokën e pilotit, Hamilton shpëtoi nga një përfundim fatal.

Edhe pse Verstappen insiston që Hamilton nuk la hapësirë, nuk mendojnë kështu komisarët e garës.

Ata i kanë dhënë holandezit një penallti prej tre pozitave në start në garën e Sochi-t pas dy javësh.

Pesë pikë i ndajnë në krye, por lufta për titull në këtë edicion të çmendur të Formula 1 vazhdon të marrë kthesa të ndryshme.

Sochi do të jetë një mundësi e artë për Hamilton-in, por deri atëherë, lufta në distancë vazhdon.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore