Shqipëria

Mat: Finalizohet mega-operacioni antidrogë, në pranga 14 persona


Policia e Shtetit ka ndërmarrë një mega-operacion antidrogë, duke arrestuar 14 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Në një video konferencë drejtori i Policisë Mat, ka bërë të ditur se shumica e të arrestuarve i përket familjes Koleci nga fshati Lami i madh në Burrel. Mes të arrestuarve është edhe kryeplaku i fshatit Vozaj, Gëzim Koleci.

Operacioni i koduar “Kepi i Vozajve”, ka vënë në pranga shtetasit Gëzim Koleci, Mehmet Koleci, Idajet Koleci, Aldet Koleci, Vilson Koleci, Gesian Koleci, Lizam Koleci, Agim Koleci, Besmir Koleci, Afrim Pepa, Fatjon Doda, Lezian Koleci, Azbi Xheçuka dhe Gazmir Xheçuka. Në kërkim është shpallur Baftjar Xheçuka.

Sipas Policisë është goditur një grup i madh në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas hetimeve Policia bëri të ditur se ata e ushtruan aktivitetin përgjatë periudhës kohore 2019–2021, ku këta shtetas në zonën malore Lam i Madh, Mat, kanë kultivuar në kohë dhe vende të ndryshme një sasi bimësh narkotike.

Gjithashtu po në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke pa leje përkatëse dhe municion luftarak. Si dhe janë sekuestruar 13 telefona celular që përdoreshin nga shtetasit e lartëpërmendur.

Materialet procedurale në Prokurorisë Mat, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të kryera në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municioneve”.

Në përfundim Policia ka dhënë mesazhin për zero tolerancë gjatë vitit 2022 në drejtim të kultivimit të bimëve narkotike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore